Gjylahmeti: Golemin e detyron ligji të paraqitet në Komision
Tiranë - Blerina Gjylahmeti, Deputete e PS-së, si dhe anëtare në Komisionin e Ekonomisë, ka deklaruar Inspektorja e Bankës së Shqipërisë, e ka të detyrim ligjor paraqitjen në seancën dëgjimore të Komisionit të Ekonomisë.Gjylahmeti gjatë intervistës në RTV “Ora News” përballë gazetares Jonida Shehu, u shpreh së Golemi ka bërë dy shkelje njëkohësisht, atë të Kodit Etik që nuk i përgjigjet institucioneve, si dhe shkelje të detyrave funksionale të saj. Ndërsa shtoi se nuk kërkojnë detyrimisht dëshminë e Golemit, por të shpjegojë përsa i përket veprimtarisë së saj të Inspektorit të Përgjithshëm gjatë afatit kohor që ka ndodhur vjedhja në Bankën e Shqipërisë.Deputetja e Partisë Socialiste u shpreh se me propozimin e Erion Braçes dhe me miratimin e Komisionit të Ekonomisë dhe Financave, i kanë dërguar kërkesë Kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë, që të nisë proçedurat për masat që duhen marrë për Inspektoren e Bankës së Shqipërisë, Elivar Golemi.“U përsërit përsëri një akt i papreçedent, mospranimin e zonjës Elivar Golemi që të paraqitej pranë Komisionit të Ekonomisë dhe Financave, kjo sikundër ka shkruar në përgjigjen e saj për të dëshmuar, por me një seancë dëgjimore. Të gjithë ata që njohin sadopak Kushtetutën e këtij vendi e dinë farë mirë që në nenin 80 të saj thuhet “drejtuesit e unstitucioneve shtetërore, me kërkesë të komisioneve parlamentare, kanë për detyrë të shpjegojnë dhe të informojnë për çështje të ndryshme”.Sikundër e dimë të gjithë se Inspektori i Përgjithshëm i Bankës së Shqipërisë, propozohet, emërohet dhe shkarkohet nga Kuvendit i Shqipërisë. Ka dhe një element tjetër ku diskutohet mbi mënyrën e rregullores të Kuvendit të Shqipërisë, ku është institucioni më i lartë kushtetues në këtë vend, ku thuhet që me kërkesën e 1/3 të anëtarëve të një Komisioni, i kërkohet drejtuesve të institucioneve të shtetit shqiptar të informojnë komisionet përkatëse të një rëndësie të veçantë.Ne nuk kërkojmë detyrimisht dëshminë e zonjës, por kërkojmë të na shpjegojë përsa i përket veprimtarisë së saj të Inspektorit të Përgjithshëm gjatë këtij afati kohorë. Në përgjigjen e zonjës Golemi, që çuditërisht e dërgon gjithmonë në kohën kur duhet të paraqitet ka një përgjigje e cila është paradoksale. Ku thuhet “unë mund të ju përgjigjem me shkrim çdo deputeti, për çfarëdolloj informacioni që kërkojnë, nderkohë që nuk duhet të paraqitem”.Përsëri paradoksale është fakti që para një muaji, kur skandali mbi vjedhjen e Bankës së Shqipërisë u bë publik, i kërkuam zotin Fullani në një seancë dëgjimore me dyer të mbyllura, zonja Golemi edhe pa ftesën tonë, erdhi dhe shpeshherë i përgjigjej deputetëve, edhe pse pyetjet i drejtoheshin Guvernatorit Fullani dhe jo asaj. Elementi tjetër që e detyron zonjën të vije në seancën dëgjimore është fakti që duhet të japë informacion mbi çfarë detyrash ka kryer si Inpektor i Përgjithshëm.Ka dy elementë të cilët tregojnë shkelje të rëndë të zonjës Golemi, ku neni 47 të ligjit të Bankës së Shqipërisë, si dhe neni 54 ku flet mbi detyrat e Inspektorit të Përgjithshëm të Bankës së Shqipërisë, ku flitet se një nga detyrat që ka, është të kontrollojë raportet periodike financiare dhe dokumentat e bashkëlidhura me to, dhe në qoftë se janë të përgatitura në mënyrën e duhur ti çertifikojnë.Në raportin që ka paraqitur zonja Golemi në Këshillin Mbikqyres - që është dhe organi më i lartë vendimarrës në Bankën e Shqipërisë - këto raporte periodike nuk janë të çertifikuara. Gjë që do të thotë se ka dy shkelje. Një të kodit etik, ku nuk i përgjigjet institucioneve të larta kushtetuese të klërtij vendi dhe e dyta, ka shkelje të detyrave funksionale të saj.Ne kemi kërkuar fillimin me propozimin e zotit Braçe dhe me miratimin e Komisionit të Ekonomisë dhe Financave i kemi kërkuar Kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë të nisi proçedurën, për të futur në rendin e ditës, në mbledhjen e kryetarëve të nisi proçedurat e zonjës Golemi. Është çështje proceduariale, do kohën e vet.Ndërsa për praninë e Ish-Inspektores në seancën dëgjimore të ditës së sotme, Gjylahmeti tha: ”Meqënëse ka një element i cili është shumë rëndë, siç është fakti i mosinformimit të Kuvendit të Shqipërisë apo Komisionit të Ekonomisë dhe Financave përsa i përket veprimtarisë së Bankës së Shqipërisë, donim të dinim se si funksionon dhe se si mund të tejkalohet bllokimi që i ka bërë Këshilli Mbikqyrës përcjelljes së informacionit mbi veprimtarinë e Bankës tek Komisioni.Zonja Baleta na shpjegoi se si kishte sjellë raportet ndër vite, edhe kur Këshilli Mbikqërës nuk ishte shprehur nëse donte që ta dërgonte apo jo informacionin në Komisionet Parlamentare. Gjë që zonjën Golemi nuk e pengon askush të dërgojë informacione, pavarsisht vendimarrjes së Këshillit Mbikqyrës”.