Juncker ngrin zgjerimin në BE për 5 vjet, shkrin postin e Stefan Fule-s në KE

Bashkimi Europina ngrin zgjerimin në Union për 5 vitet e ardhshme. Kreu i Komisionit Europian, Jean Claude Juncker, e ka kthyer në vepër atë çfarë pati deklaruar se për 5 vjet zgjerimi do të ndalet.Kështu Stefan Fule, të cilit i mbaroi mandati si Komisiner për Zgjerimin nuk do të ketë pasardhës gjatë kësaj periudhe, pasi është shkrirë si post.Sipas analistëve, niveli teknik i bisedimeve mes Bashkimit Evropian dhe vendeve që duan anëtarësimin do të zhvillohet nga Drejtoria në Komisionin Europian. Ndërkohë në bisedimet e deritanishme mes vendeve anëtare, janë sqaruar disa kritere të mundshme për atë pritet të jetë shefi i ri i zgjerimit, nëse do të ketë.Planifikohet që në këtë post të jetë një grua, madje me orientim të majtë, e ku përmenden emrat e çekes Vera Jaurova, italianes Federika Mogerini, madje edhe emri i sllovenes Tanja Fajon.Gjithsesi ende nuk dihet se çfarë ka në mendje kreu i Komisionit Europian, si dhe sa të drejtë do ti japin liderët e BE, Jean Claude Juncker-it.