Vizita e Papës në Shqipëri, Vatikani: Asnjë rrezik, shkojmë me qetësi
Vatikani reagon pas alarmit të dhënë për sulme të mundshme gjatë vizitës së Papa Françeskut në Shqipëri. Sekretari i Shtetit të Vatikanit, Pietro Parolin, thekson së nuk ka asgjë për tu shqetësuar dhe se Papa do të vijojë axhendën e tij normalisht."Nuk jemi aspak të shqetësuar për vizitën e Papa Françeskut në Tiranë më 21 shtator. Ai do ta zhvilloj të gjitthë axhendën normalisht. Neve nuk na rezulton asnjë element rreziku"ka pohuar ai.Alarmi mbi rreziqe të mundshme në Shqipëri vjen nga prania në këtë shtet, veçanërisht në territorin e Kosovës, të celulave të fondamentalistëve islamikë, të lidhura me milicët xhihadistë të IS.Parolin ka kujtuar edhe një herë gatishmërinë që kishte Papa për t'u ndalur në Kurdistan, pas rikthimit nga Korea e Jugut, siç zbuloi vetë Ati i Shenjtë gjatë konferencës së shtypit që zhvilloi në bordin e avionit drejt Seulit."Por ja që më pas nuk ishte e mundshme", ka shtuar Sekretari i Shtetit të Vatikanit, që megjithatë ka theksuar sesi Papa nuk ka asnjë frikë për veten e tij. As për vizitën e radhës në Shqipëri, më 21 shtator. Theksojmë që s'jemi aspak të shqetësuar, sepse neve nuk na rezulton ndonjë rrezik që mund të na kanoset në atë vend!"Shërbimi Informativ Shtetëror në bashkëpunim me policinë dhe shërbimet e huaja sekrete prej tre muajsh kanë shtuar masat e vëzhgimit ndaj të gjithë pjesëmarrësve në luftën e Sirisë.Mësohet se shërbimet e huaja, kanë kërkuar autoriteteve shqiptare kujdes më të madh nga ana e agjentëve të terrenit ndaj këtyre personave në prag të vizitës së Papa Franceskut, i cili në 21 shtator do të vizitojë Shqipërinë.