Schockenhoff-Nishanit: Marrja e statusit, fillimi i një rruge të vështirë
Zëvendëskryetar i grupit parlamentar të CDU/CSU në Parlamentin gjerman, Andreas Schockenhoff i ka shprehur Presidentit të Republikës, Bujar Nishanit se “marrja e statusit kandidat është vetëm fillimi i një rruge të vështirë reformash nga suksesi i të cilave varet hapja e negociatave dhe në tërësi ritmi i procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE.”Ai vuri në dukje se forcimi i marrëdhënieve mes Gjermanisë dhe Shqipërisë do të sjellë edhe një vëmendje më të madhe ndaj ecurisë së reformave në vend, ndaj zbatimit të standardeve europiane.Nga ana e tij Presidenti Bujar Nishani përcolli vlerësimin e veçantë për vëmendjen e fokusuar që Gjermania dhe Kancelarja Merkel po i kushton Shqipërisë dhe rajonit të Ballkanit Perëndimor, sikurse u demonstrua gjatë Samitit të Dubrovnikut dhe Konferencës së Berlinit.Kreu i Shtetit përcolli sigurimet se perspektiva europiane e Shqipërisë, e mbështetur fuqimisht nga Gjermania, do të bazohet në suksesin e reformave të domosdoshme për zhvillimin e mëtejshëm të vendit.Presidenti u ndal në veçanti në reformën në drejtësi, si përparësi kyçe, dhe e ndërlidhur me suksesin e shumë reformave të tjera parësore për shoqërinë shqiptare dhe procesin e integrimit të Shqipërisë në familjen e madhe evropiane.