VIDEO/ Të kapur rob nga irakianët, rebelët e ISIS qajnë me zë të lartë

Një video që po qarkullon në internet, hedhur nga ushtarët irakianë që kanë kapur rob, disa rebelë të Shtetit Islamik, tregon sesi ata "trima" që presin koka me gjakftohtësi, kanë edhe një shpirt që u dhemb. Ata qajnë me lot dhe me zë të lartë, ndërkohë që ushtarët i godasin me shkelma dhe iu thonë diçka. Në këtë moment, të ulur në tokë këmbëkryq me duart e lidhura mbrapa, keqardhja ndaj tyre është njesoj si ajo ndaj ujqërve të plagosur. Nga ana tjetër, ushtarët kanë postuar edhe foto të rënda, të cilat po ia kursejmë lexuesit.ar.sh/Oranews.tv