Klosi: ISIS dhe Al-Kaeda, lëvizje ideologjike me interesa konkrete

Pas lajmit të publikuar ditën e djeshme se Shteti Islamik ISIS është shkëputur nga Al-Kaeda, Fatos Klosi, ish kreu i Shërbimit Sekret në Shqipëri ka deklaruar në Mëngjes Express me gazetarin Enkel Demi se këto janë lëvizje ideologjike që përfundojnë me interesa konkrete."ISIS është shkëputur nga Al-Kaeda, ka një luftë brenda tyre, duket sikur janë lëvizje ideologjike, por në fund të fundit përfundojnë në interesa konkrete. Tani ata që kanë qenë bashkë, kanë folur me të njëjtin ide, dhe pa pritur i hapin luftë, kjo tregon se janë gjëra interesash, dhe në këto luftra bien pre shqiptarët e shkretë, duke marrë me vete edhe fëmijët”Sipas Klosit fëmijët i marrin sepse ndihen më të sigurtë, sepse trajtohen mirë fëmijët që edukohen në shkolla.Ish-kreu i Shërbimit Sekret, deklaroi se në vendin tonë, por kryesisht në Kosovë ky fenomen është bërë pothuajse i përditshëm dhe ndodh për shkak të një shoqërie të marxhinalizuar.“Kosova është tjetër situatë nga ne, ata janë më shumë besimtare se ne, problem mbetet protagonizmi. Janë njerëz që nuk janë integruar në jetën e përditshme.Një njeri që ka një punë një zanat, nuk ka kohë. Përgjithësi janë njerëz që shpresojnë që nëpërmjet kësaj lufte të bëhen dikushi. Dhe them se në Kosovë këta janë më shumë se në Shqipëri. Po të shikosh këta njerëz janë nga fshatrat ku jeta shoqërore është e   varfër, por nuk është vetëm ekonomike, por edhe shpirtërore. Pra ata e ndjejnë veten të marxhinalizuar, të varfër, pa një arsim dhe kur i bëhet një thirrje e tillë i duket sikur i erdhi dita”, u shpreh Klosi.