Camerun-Obama “arratisen” nga Samiti i NATO-s, vizitë në një shkollë fillore

Angli- Presidenti i SHBA, Barac Obama dhe Kryeministri i Britanisë, David Cameron, devijuan pak nga samiti i NATO-s, ku bisedimet po dominohen nga situata në Irak, si dhe kriza mes Rusisë dhe Ukrainës.Obama dhe Cameron kanë gjetur kohën që të vizitojnë edhe një shkollë fillore, duke shtangur nxënësit.obama 1Madje Obama i përshëndeti në gjuhën uellsiane nxënësit "Bore da" - "Mirëmëngjes" dhe kërkoi që "Të ngrejë dorën ai që e di si shqiptohet NATO!"obama 2Më pas ai dëgjoi edhe mesazhin e mirëseardhjes që ishte përgatitur për të, pasi u bë Presidenti i parë amerikan në detyrë që viziton Uellsin.Rruga që të çonte në shkollën fillote "Mount Pleasant" sigurisht që ishte e mbushur me agjentë policie dhe eskorten e sigurisë së Presidentit amerikan.obama 4Por një prej nxënësve, Ben Thornton, nuk ishte i sigurt nëse Presidenti do të donte të rikthehej në Uells, pavarësisht përpjekjeve të tyre për t'i mbushur mendjen që ta bënte këtë.3Jashtë shkollës ishin mbledhur shumë kureshtarë për të përshëndetur dy personalitetet."Është vërtet e pabesueshme të shohësh Barac Obamën këtu", tha një adoleshent. Një punonjës i Bashkisë së qytetit shtoi: "E gjithë kjo ngjarje ka bashkuar edhe më shumë komunitetin dhe i ka dhënë qytetit një shtysë të madhe, sidomos pas shkurtimit të 600 vendesh pune".obama 5Pasi folën për rreth 40 minuta me fëmijët, dy udhëheqësit u larguan me eskortat respektive, të shoqëruar nga duartrokitje dhe brohorima.