Deputeti i Merkel “fshikullon” Ramën: Vendimet e Kushtetueses duhen zbatuar, s’ka debat
Tiranë-Shqipëria duhet të punojë fort me reformat për të arritur objektivin final, hapjen e negociatave. Deklarata vjen nga nëkryetari parlamentar i CDU/CSU së Merkel, Andreas Schockenhoff.Duke folur për mediat, pas një takimi me kreun e PD-së Lulzim Basha në selinë blu, Andreas Schockenhoff, tha se integrimi europina është një çështje kombëtare dhe si e tillë duhet kontributi i të gjithëve.Theksin deputeti i Bundestagut e vuri në forcimin e shtetit të së drejtës, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.“Sigurisht që marrja e statusit do të thotë që duhet vazhduar lufta për modernizimin e vendit. Duhet punuar vazhdimisht për të arritur objektivat deri në hapjen e negociatave dhe arritjen e objektivit final, e kam fjalën këtu për luftën për shtetin e së drejtës, luftën kundër korrupsionit, luftën kundër krimit, etj. Unë do të thoja se afrimi drejt Bashkimit Europian nuk është një çështje e vetëm një partie të vetme, por është një çështje e gjithë shqiptarëve që duhet të punojnë bashkarisht për këto dhe për të mirën e vendit të tyre. Për këtë është krejt e qartë dhe e dosmosdoshme që krejt demokratët, kur bëhet fjalë për një debat politik, të respektohen rregullat e lojës dhe të punojnë të gjithë bashkë për qëllimin e përbashkët”.Schockenhoff tërhoqi vëmendjen për respektimin e institucioneve të pavarura. Sipas tij kur Gjykata Kushtetuese merr vendime nuk ka më vend për debat dhe për diskutime politike, ato duhen respektuar dhe duhen zbatuar.“Të gjithë institucionet e pavarura duhet të punojnë, të jenë të pavarura dhe ato të respektohen nga të tjerët. Sigurisht që Kushtetuta rregullon të gjithë veprimet, bashkëpunimin se si duhet të punohet, dhe me këtë e kam fjalën që kur Gjykata Kushtetuese merr vendime nuk ka më vend për debat dhe për diskutime politike, ato duhen respektuar dhe duhen zbatuar. Sigurisht që në debatin parlamentar ekzistojnë rregulla që të gjithë të respektohen, liritë e të shprehurit të mendimit, të gjithë duhet të punojnë bashkë, dhe jo ata të pengohen me dhunë për të shprehur mendimin e tyre. Kjo duhet të reflektohet edhe më tej”.Duke u ndalur në bashkëpunimin mes CDU dhe PD-së, deputeti gjerman tha se grupet parlamentare do të ngrenë grupe pune për të vijuar bashkëpunimin me projekte konkrete.Ndërkaq ai bëri me dije se e ka ftuar Bashën të marrë pjesë në konkresin e partisë së CDU që do të zhvillohet në Keln në Dhjetor.“Basha dhe udhëheqja e re e Partisë Demokratike kanë shprehur një përgjegjësi të lartë të punojnë për vendin, që vendi të mos mbetet në vend, por të ecë më para në objektivat e caktuara. Ne, Kristiandemokratët Gjermanë e shohim të rëndësishme vendin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, prandaj dhe ne bashkëpunojmë ngushtë me partitë motër, Partinë Demokratike të Shqipërisë, në mënyrë që këto objektiva të realizohen sa më shpejt. Ne kemi biseduar për këtë në Qershor në Berlin dhe jam i gëzuar që jam sot këtu në partitë tona simotra por në grupet parlamentare ne do të ngrejmë grupet e punës në mënyrë që këtë bashkëpunim ta vazhdojmë më tej dhe me projekte konkrete.Unë e kam ftuar z Basha, si Kryetar i Partisë Demokratike të Shqipërisë, që të marrë pjesë në konkresin tonë të partisë CDU që do të zhvillohet në Keln në Dhjetor, dhe me këtë ftesë ne duam të konfirmojmë edhe njëherë bashkëpunimin dhe mbështetjen që i japim Partisë Demokratike dhe bashkëpunimit tone”.Kreu i PD-së ndërsa konfirmoi pjesmarrjen në këtë Kongres, tha se do ta shndërrojë këtë bashkëpunim në një të mirë jo vetëm për PD-në dhe demokratët, por gjithë shqiptarët.