Golemi sqaron pse refuzon Kuvendin: S’duan raportim, por dëshmi

Tiranë- Me refuzimin për të shkuar në Komisionin e Ekonomisë dhe ultimatumin e marrë për tu paraqitur ditën e sotme, Inspektorja e Bankës së Shqipërisë, Elivar Golemi, ka sqaruar mbrëmjen e 3 shtatorit arsyet pse refuzon seancën dëgjimore.Golemi i referohet Nenit 54 të ligjit te Bankes se Shqiperise, i cili percakton procedurat per zgjedhjen dhe shkarkimin e Inspektorit te Pergjithshem te BSH; percakton rrethin e detyrave te Inspektorit te Pergjithshem si dhe detyrimin e Inspektorit te Pergjithshem per raportim prane Keshillit Mbikqyres te Bankes se Shqiperise, citoj: "…te kontrollojne dhe ti paraqesin Keshillit Mbikeqyres raporte e rekomandime per llogarite dhe regjistrat, si dhe per procedurat buxhetore, kontabel dhe kontrollet e Bankes se Shqiperise…".Inspektori i Pergjithshem, ne zbatim te dispozitave te ligjit per Banken e Shqiperise, nuk mund te ndermarre asnje veprim ndaj ketij kuadri ligjor. Në zbatim të këtij neni, shprehet Golemi, “i kam shprehur gatishmerine e plote per t'iu pergjigjur me shkrim cdo kerkese per informacion qe do me vinte nga cdo deputet per gjithshka qe eshte pjese e detyrave dhe funksioneve te mia ligjore”.Sipas saj në shkresen e dërguar nga kreu i Komisionit të Ekonomisë, nr. 2838, dt. 01.09.2014 me lende "Ftese per seance degjimore", nuk ka asnje baze ligjore te cituar, asnje nen apo dispozite ku mbeshtetet kjo ftese për ta thirrur atë, ne cilesine e Inspektorit te Pergjithshem, per te deshmuar ne Komisionin e Ekonomise dhe Financave.Inpektorja Golemi sqron më tej se ne ftesen per deshmi nuk percaktohet asnje ceshtje konkrete per te cilen Inspektori I Pergjithshem duhet te deshmoj para ketij Komisioni dhe se gjithe informacioni mbi permbushjen e detyrave te Inspektorit te Pergjithshem dhe Departamentit te Kontrollit, i eshte vene ne dispozicion Komisionit te Ekonomise dhe Financave.“Çfare me terheq vemendjen ne shkresen e Komisionit te Ekonomise dhe Financave drejtuar mua, citoj: "ka nevoje te degjoje nga ju … deshmine tuaj …". Pra ne kete shkrese nuk kerkohet raportim apo informacion, por dhenie deshmie. Deshmia eshte koncept procedural penal, jo administrativ. Deshmia jepet para Prokurorit, Gjykates ose Komisionit Hetimor Parlamentar. Marredheniet me Kuvendin apo me Komisionet e Kuvendit vendosen nepermjet raportimeve dhe informacioneve, jo nepermjet dhenies se deshmive. Raportimet dhe informacionet i kam derguar prane Keshillit Mbikeqyres ne perputhje te plote me nenin 54 te Ligjit "Per Banken e Shqiperise" thekson ajo në njoftimin e shpërndarë për mediat.

Ja sqarimi i plotë i kryeinspektores Golemi