Supermarketi që shet perime dhe fruta të shëmtuara
Karrota me dy këmbë, patëllxhan i deformuar dhe mollë me dy koka nuk janë të preferuara për treg, fermeri i seleksionon ato gjatë mbledhjes së prodhimit, supermarketet nuk dëshirojnë ti shesin dhe sigurisht as konsumatori nuk preferon ti blejë për ti ngrënë.Kështu supozohet të paktën, por a ndodh gjithmonë kështu dhe sa efikase është kjo?Veprimi i një zinxhiri të madh supermarketesh franceze dëshmon të kundërtën: "Intermarket" blen qëllimisht nga prodhuesit perime dhe fruta të shëmtuara, të cilat ua ofron edhe të konservuara. Këto të fundit sistemohen mirë në rafte përkrah frutave të rregullta, por me skonto deri në 30%.Fushata "Fruta të shëmtuar dhe perime" rezultoi një sukses i madh. Përballë këtij fakti natyrshëm lind pyetja, sa ton ushqime të tilla hidhen në plehra edhe në Shqipëri?Shumica nga këto janë fruta dhe perime të cilat seleksionohen që në prodhim dhe pse absolutisht të shijshme dhe me vlera ushqyese, me të cilat padyshim do të nxirreshin të ardhura. Ndoshta do të ketë një reflektim edhe tek feremerët dhe tregëtarët shqiptarë, sigurisht nëse po e lexojnë këtë shkrim.