Burrel, plehrat digjen ditën dhe në vend të hapur
Burrel - Nuk është hera e parë që vendgrumbullimi i mbeturinave pranë Varrezave të Dëshmorëve, në Muzhakë të komunës Komsi, kthehet në një çështje serioze për shëndetin e qytetarëve.Persona të papërgjegjshëm i vënë flakën mbetjeve të ndryshme që depozitohen aty, në mes të ditës. Tymi nga djegia e plehrave përhapet në të gjithë ambientin përreth, duke shkaktuar një dëm të pallogaritshëm për mjedisin. Zjarri vihet kryesisht nga persona që kërkojnë hekurishte për skrap.Specialistë të Shërbimit të Higjenës dhe Inspektoriatit të Mjedisit, jashtë kamerave vlerësojnë se djegia e mbeturinave në një ambjent krejtësisht të hapur është një katastrofë që i shkaktohet jo vetëm zonës, por gjithë qytetit të Burrelit.Është shqetësues konstatimi i një vëzhgimi për vendgrumbullimet e mbetjeve në të gjithë vendin, ku pothuajse në 80% të territorit ato hidhen e digjen pa kriter./nzh/oranews online/