Shqiptarët luten për James Foley e viktimat e militantëve të IS
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Gusht 2014, 21:54
Shqiptarët janë të ndjeshëm dhe aspak indiferentë ndaj luftërave që po ndodhin në botë, e kryesisht ndaj masakrave që po ndodhin në Irak, Siri dhe Gaza mbi popullsinë.Besimtarët katolikë të Durrësit janë mbledhur në kishën e tyre në një takim lutjeje për të gjitha viktimat e luftës në Lindjen e Mesme, por edhe për të gjitha viktimat e luftrave në botë si dhe për gazetarin amerikan James Foley, që u vra nga militantët e ISIS në shtetin e "Kalifatit". ar.sh/Oranews.tv