Angelina Jolie sjell “evolucionin” e saj në një film dokumentar

Aktorja Angelina Jolie, ka në plan realizimin e një filmi dokumentar që flet për jetën e saj.Sipas mediave amerikane, ky dokumentar do të mbulojë ''evolucionin" e Jolie, nga një vajzë e re që në Hollywood ngacmohej për figurën e dobët, në një superyll ndërkombëtar dhe grua humanitare.Skenari do të përfshijë edhe dy martesa të saj, lidhja lesbike dhe përdorimin e substancave narkotike.Ndërkohë, vitet e vrullshme të rinisë vazhdojnë "të persekutojnë" aktoren dhe kohët e fundit përflitet sërish për videon "e nxehtë" të saj.Raportohet se çifti "Brangeline" është i gatshëm të paguajë 10 milion dollarë vetëm e vetëm që kjo video të mos përfundojë në duar të gabuara. Kjo video është xhiruar në kohën kur Angeline Jolie ishte e varur nga droga.Dalja në publik e kësaj videoje do të trondiste familjen e Angeline dhe Brad, ndaj për këtë, burime pranë këtij të fundit, thonë se aktori ka punësuar një detektiv privat dhe se është i gatshëm të paguajë 10 milionë dollarë që të parandalojë një skandal të tillë.Brad Pitt dhe Angeline Jolie janë ndër çiftet më të famshëm jo vetëm në Hollywood, dhe përgjatë vitit 2012 u përfol për një kurorëzim të lidhjes së tyre disa vjeçare.