Rita Ora lë Tajlandën, ndan përvojën fantastike me fansat në twitter
Pas katër ditësh qëndrimi në Tajlandë, Rita Ora ka bërë me dije se puna e saj atje ka përfunduar.Pak para nisjes për në shtëpi, ajo ka postuar një foto në Twitter ku shkëlqen përkrah Snoop, foto kjo e cila është bërë gjatë xhirimit të klipit dhe bashkëpunimit të tyre më të ri, në "Torn apart".Këngëtarja e lindur në Kosovë, shkroi në Twitter se katër ditët e fundit të kaluara në Tajlandë kanë qenë "surreale" për të:"Para se të kthehem në shtëpi, dua të them se katër ditët e kaluara kanë qenë surreale. Ju falënderoj që më bëtë të shoh diferencën!"Me të mbërritur në Tajlandë, Rita kishte bëre me dije edhe arsyet e vizitës atje. Madje në një foto të postuar në Twitter, përbri së cilës ajo kishte shkruar se "së shpejti do të vijnë gjëra të mira me Snoop", Rita la të kuptohet se bashkëpunimi i saj do të bëhet me reperin e njohur amerikan Snoop Doog i shndërruar së fundmi në Snoop Lion.Me të, ajo ka xhiruar videoklipin e këngës së saj të re dhe ka përfituar për të bërë foto e hipur në një elefant.Këngëtarja 22 vjeçare theksoi se ishte shumë e frikësuar pranë elefantëve: "Nuk kam qenë kurrë më parë aq e frikësuar, por edhe në paqe me veten."