Miranda Kerr “imune” ndaj të ftohtit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Janar 2013, 13:11
Temperaturat mund të jenë të ulëta në, New York por jo për modelen, Miranda Kerr.Bukuroshja e 'Victoria's Secret' është fotografuar nëpër rrugët e qytetit me një minifund tejet të shkurtër sikur të kishte pasur ndonjë pajisje në trupin e saj për ta mbajtur ngrohtë në këto temperatura minimale që po mbretërojnë atje.Kohët e fundit, është shkruar mjaft për të sikundër edhe për burrin e saj, aktorin, Ornaldo Bloom.Është raportuar se çifti është ndarë por, nuk vonoi shumë e këto thashetheme i hodhën në baltë të dy duke u paraqitur shumë shpesh në publik të lumtur e të afërt me njëri- tjetrin.