Babai i vërtetë i djemve të Jodie Foster?

A mund të jetë Mel Gibson babai biologjik i dy fëmijëve të Jodie Foster? Kjo është arsyeja përse në Hollywood u befasuan kur Foster falënderoi Gibsonin me frazën "Ti e di, më ke shpëtuar, apo", në fjalimin e saj gjatë "Golden Globe", ku shprehu hapur homoseksualitetin e saj.Për më tepër, Gibson ishte ulur në të njëjtën tavolinë me familjen Foster, përkrah fëmijëve Charles, 14 vjeç dhe Kit, 12 vjeç. Ndër të tjera, Foster nuk e ka treguar kurërë se kush është babai i fëmijëve të saj dhe ka deklaruar se nuk do t'ia tregojë djemve derisa të mbushin 21 vjeç. "Ata duket sikur i ngjajnë Gibsonit, ndonëse janë më bjondë", ka shpjeguar një gjeneolog.Kështu ndoshta, Mel, baba i 8 fëmijëve të ligjshëm, e ka "shpëtuar" duke bërë donacion sperme për mikeshën Foster. Zëdhënësit e dy aktorëve, deri tani as kanë mohuar e as kanë pohuar, gjë që do të thotë se diçka e vërtetë ekziston.