Batmobile shitet për 4.2 milionë dollarë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Janar 2013, 12:00
Batmobile original që u përdor për serinë e famshme televizive Batman të transmetuar në vitet gjashtëdhjetë u shit në ankand për çmimin e denjë për një Ferrari të asaj epoke, plot 4.2 milionë dollarë.Shitja u krye në Scotsdale në Arizona, ku Barrett-Jackson Auction futi në listë edhe makinën e famshme të zezë të realizuar mbi një Loncoln Futura Concept të 1955, e përdorur nga Adam West në rolin e Batman dhe Burt Ward, në rolin e krahut të djathtë të tij, Robin.