Rusi, ylli i "Bolshoi-t " sulmohet me acid

Sulmohet me acid drejtori artistik i Teatrit të famshëm rus, Balshoi. Drejtori Sergei Filin po trajtohet në një spital të Moskës për djegiet e rënda që ka marrë në fytyrë pasi një njeri i maskuar i hodhi acid.Sulmi ka ndodhur në mbrëmjen e së enjtes në qëndrës së kryeqytetit rus, kur Filin ishte duke ecur drejt shtëpisë pasi kishte marrë një çmim-fitues si yll i baletit Bolshoi.Mjekët po përpiqen për të ruajtur shikimin e tij, ndërsa sipas agjencia së lajmeve Interfax Filin do të dërgohet në një klinikë të specializuar jashtë vendit.Sipas zëdhënësit te teatrit Bolshoi , 42 vjecari kishte muaj që merrte kërcënime të vazhdueshme. Ndërsa dyshohet se ai ishte viktimë e grindjeve dhe përplasjeve midis grupeve të ndryshme të balerinëve në Bolshoi.Sipas deklaratës të lëshuar nga teatri, sulmuesi e ka thirrur Filinin në kohën që po afrohej në hyrjen e bllokut të apartamenteve ku banonte dhe pastaj i hodhi acid në fytyrë.Pas kësaj një roje parkingu që gjendej aty afer i ka dhënë yllit të Bolshoit ndihmën e pare. Drejtori i teatrit ekzekutiv, Anatoli Iksanov, tha për mediat ruse se Filini nuk është një që bën "kompromise" në mënyrën e menaxhimit të tij."Nëse një balerin nuk është i shkathet për të luajtur një rol të caktuar, ose i paaftë për të, ai nuk do ta lejonte të merte rolin” shpjegoi Ixanov.Tensionet në Bolshoi mbi programin e tij artistike janë raportuar gjerësisht në mediat ruse.Në vitin 2011 dy yjet e baletit - Natalia Osipova dhe Ivan Vasiliev dhanë dorëheqjen në shenjë proteste ndaj repertorit të ri në Balshoi. Kreu i teatrit ka rënë shpesh viktime e kritikave të ashpra nga interpretues të mediave në rusi.