Pa alkool "s'mundet"
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Janar 2013, 13:14
Aktorja e njohur, Charlize Theron ka nevojë për alkool, për të realizuar skenat e seksit në filmat në të cilat paraqitet, dhe ajo e urren të lexojë tekstin me zë gjatë provave."Çfarë më nevojitet për prova? Shumë alkool. Nuk më pëlqejnë provat, sikurse as edhe aktorët që i kam pranë dhe me të cilët duhet të kryejë 'marrëdhënie'. Urrej çdo gjë kur duhet të flas me zë dhe kur duhet të bëj skenat e seksit. Por alkooli zakonisht është afër nesh për të na qetësuar, si mua ashtu edhe të tjerët, dhe çdo gjë pas kësaj shkon për mrekulli", është shprehur bukuroshja Charlize Theron.