Johny Depp braktiset nga e dashura biseksuale
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Janar 2013, 13:05
Aktori, Johny Depp është braktisur nga e dashura biseksuale, Amber e cila, ka zgjedhur ta lëre atë për një modele të bukur.Amber, 26 vjec, vendosi ti jepte fund lidhjes shtatë muajshe me Depp duke shkuar në pushime në Paris me bukuroshen, Marie de Villepin."Ai s'ka qenë kurrë më i shkatërruar se tani. Depp është shumë i dashuruar me Amber dhe në momentin kur edhe ajo filloi ta donte, papritmas u ftohë. Ata dukeshin të lumtur dhe kanë diskutuar për martesë dhe fëmijë por, Amber duket se u lodh nga kjo gjë", ka zbuluar një burim.Aktorja, dhe tashmë e dashura e saj, Marie, janë parë së bashku teksa po kalojnë javën në metropolin francez.