Më 29 gusht, Hoxhaj e Daçiç përballen në New York

Pas propozimeve të ndryshme për data, OKB-ja e ka caktuar datën 29 gusht për mbledhjen e Këshillit të Sigurimit për Kosovën.Në këtë seancë, që të premten e ardhshme mbahet në orën 21:00 sipas kohës sonë, vendin do ta përfaqësojë ministri i jashtëm në detyrë i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka konfirmuar për, këshilltari i tij politik Bashmir Xhemaj.Në emër të Serbisë do të flas ministri i jashtëm i këtij vendi, Ivica Daçiç.Në mbledhje do të diskutohet raporti 3 mujor i sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki Moon për zhvillimet në Kosovë, me theks të veçantë ato në Mitrovicë rreth barrikadës në Ibër.Aktualisht, Britania e Madhe udhëheq me Këshillin e Sigurimit të OKB-së.Marrë nga Gazeta EkspressTë parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter