Pyetja për Ramën në fb: Po me 20 katëshin e Lulit çfarë do bëhet?
Tirane- Një ditë pasi Këshilli Kombëtar i Territorit mori vendim për pezullimin e lejeve të ndërtimit deri pas zgjedhjeve vendore të 2015, kryeministri Edi Rama në rrjetet sociale shpreh edhe një herë vendosmërinë e tij për të "shkatërrimin dhe shëmtimin e Shqipërisë".Por ndërsa Rama shkruan se do të ndalet abuzimi i frikshëm përmes lejeve të ndërtimit një qytetar i pyet lidhur me ndërtimin e pallatit pranë Digës së Liqenit, objekt për të cilën PS ka ndërmarrë fushatën për t'i kërkuar Bashës dorëheqjen pasi po betonizon Tiranën.
Në mbledhjen e djeshme të KKT-së kryeministri Edi Rama nuk deklaroi asnjë gjë në lidhje me këtë ndërtim ndërsa dy ditë më parë përmes një konference për shtyp Rama tha se kreu i bashkisë, Lulzim Basha po bën krim në sheshin e betimit.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter