OKB nis operacionin e ndihmave në Irakun verior
Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët ka nisur operacionin më të madh të ndihmave në një dekade në rajonin e Kurdistanit në Irakun verior. Operacioni, që do të zgjasë 10 ditë, synon përmirësimin e kushteve për afro gjysëm milioni njerëzve, të cilët ju larguan sulmeve brutale të militantëve të Shtetit Islamik.Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët ka në plan të dërgojë 2,410 tonë ndihma jo ushqimore në Irbil të Kurdistanit, nga ajri, toka dhe deti. Deri tani tek të zhvendosurit kanë mbërritur tre dërgesa nga ajri të mijëra artikujve, si tenda, shtresa plastike dhe pajisje kuzhine.UNHCR thotë se ka në plan të çojë një dërgesë të katërt dhe të fundit nga ajri të shtunën. Po të njëjtën ditë, një anije pritet të shkojë në Bandar Abbas, në Iran.Prej andej, agjencia thotë se ndihmat që ndodhen në anije do të çohen me kamionë në Irbil. Në Kurdistan janë strehuar afërsisht 700,000 njerëz pa shtëpi, ku shumica e tyre kanë shkuar atje në fillim të qershorit.Zëdhënësi i UNHCR-së, Adrian Edëards, thotë se të zhvendosurit shkuan atje thuajse pa asgjë dhe ata kanë nevojë për gjithshka, si ujë, ushqim, ndihma mjekësore. Ai thotë se shumë prej tyre jetojnë në kushte tepër të këqia dhe kanë nevojë të dëshpëruar për strehim:UNHCR aktualisht është duke menaxhuar dy kampe me tenda në Irbil dhe 12 të tjera pritet të hapen së shpejti. Në këto kampe do të strehohen 85 mijë njerëz. Edëards thotë se shumë njerëz u larguan nga shtëpitë e tyre me nxitim, duke lënë atje dokumenta civile, tepër të nevojshme për t'u regjistruar dhe për të marrë ndihma në para.Ai thotë se UNHCR po i ndihmon ata që t'i zëvendësojnë këto dokumente. Një tjetër nevojë urgjente, thotë ai, është këshillimi psikologjik për shumë irakianë, të cilët janë të traumatizuar thellë nga kriza. Ndërsa ndihmat shkojnë në Irak, një tjetër operacion ndihmash shkon në Sirinë verilindore.Atje janë strehuar mijëra njerëz, kryesisht të besimit Yazidi, të cilët janë larguar nga shtëpitë e tyre që nga fillimi i gushtit, për t'i shpëtuar militantëve të Shtetit Islamik.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter