Algjeri, merr fund tragjikisht pengmarrja

Trupat algjeriane i dhanë fund operacionit tragjik për lirimin e pengjeve me kombësi të huaj që mbaheshin në vendburimin naftënxjerrës të In Amenas në jug-lindje të Algjerisë, pranë kufirit me Libinë. Ministria e Brendëshme e Algjerisë ka deklaruar se gjatë operacionit për lirimin e pengjeve u vranë 23 pengje dhe 32 ekstremistë.Ministria e Brendëshme theksoi më tej se forcat e sigurimit arritën të  lirionin 107 pengje të huaja dhe 685 algjerianë.Agjencia algjeriane e lajmeve APS tha se forcat speciale të vendit hynë në impiantin e gazit dje herët në sulmin e fundit kundër islamistëve që mbanin peng dhjetra njerëz në objektin në thellësi të shkretëtirës.Franca mbështeti mënyrën si Algjeria e trajtoi situatën dje, duke thënë se ajo ishte përgjigja më e përshtatësje pasi ishte e pamundur të negociohej me terroristët.Në Uashington, Presidenti Obama lëshoi një deklaratë me shkrim, ku thotë se mendimet dhe lutjet e amerikanëve janë për familjet e viktimave. Ai e dënoi aktin e rëmbyesve dhe tha se ata ishin fajtorë për situatën e krijuar.Sekretari britanik i Mbrojtjes, Filip Hamond dhe sekretari amerikan i Mbrojtjes, Leon Paneta e diskutuan krizën në një konferencë shtypi në Londër dje. Hamond tha se terroristët janë përgjegjësit e vetëm për viktimat.Disa amerikanë ishin mes atyre që mbaheshin peng. Paneta tha se nuk kishte informacion të plotë rreth tyre dhe se nuk do të komentonte deri sa të merrte hollësi. Por ai dënoi sulmet si akte terrorise kundër amerikanëve në gjithë botën.