Kryeministri i ri i Japonisë viziton Shtetet e Bashkuara në shkurt

Uashingtoni thotë se kryeministri i ri i Japonisë, Shinzo Abe, në javën e tretë të muajit shkurt, do të takohet me presidentin Barack Obama në Shtëpinë e Bardhë.Njoftimin për këtë vizitë e bëri sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton, pas takimit me ministrin e jashtëm japonez, Fumio Kishida, në Uashington.Kryeministri Shinzo Abe, në postin e kryeministrit u zgjodh muajin e kaluar, pas fushatës zgjedhore, në të cilën ai është shprehur se aleanca me Shtetet e Bashkuara do të jetë çështje kryesore e politikës së jashtme të qeverisë së tij.Zonja Clinton tha se gjatë takimit me ministrin Kishida, ajo i ka përsëritur përkushtimet e Shteteve të Bashkuara për Japoninë lidhur me ujëdhesat, që poashtu pretendohen edhe nga Kina.Ky kontest i ka përshkallëzuar tensionet në Azinë Verilindore.