Vlorë, reagon bashkia, hapet Sheshi i Flamurit
Vlorë- Sheshi i Flamurit në Vlorë është hapur këtë të enjte të 14 gushtit, duku iu rikthyer funksionimit normal të tij. Tashmë ky shesh mund të konsiderohet i kalueshëm nga automjetet në të gjitha akset e qytetit bregdetar.Pas kronikës së publikuar në RTV Ora News ditën e djeshme, më 13 gusht, ka reaguar bashkia e Vlorës, duke vendosur hapjen e Sheshit të Flamurit.Policia bashkiake dhe inspektorët e saj kanë hequr barrierat, duke e bërë të kalueshëm sheshin historik të qyteti prej ditës së sotme.Pas hapjes së tij, automjetet do të mund të qarkullojnë në të gjitha akset e qytetit të Vlorës.Afati paracaktuar për hapjen e tij ishte parashikuar në 10 gusht të këtij viti.Sheshi është mbyllur që prej 31 marsit, për qëllime rikonstruksioni.Mbyllja e tij është bërë shkak i trafikut të rënduar në qytet, duke qenë se lëvizja e automjeteve në këtë zonë u devijua në krahun e kundërt.e.k/orannews.tvTë parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter