Vjedhja në BSH, Beqiri: Imazhi i Bankës i përvetësuar tek Fullani, ai është i lidhur me politikën

Pedagogu i ekonomisë Genti Beqiri u shpreh se imazhi i Bankës së Shqipërisë është i përvetësuar tek Guvernatori Fullani. Ai hodhi poshtë deklarimet e sotme të Fullanit se qëndrimi i tij tregon stabilitet. Në një intervistë për RTV Ora News, Beqiri tha se Banka Qëndrore nuk është vend luksi dhe kërkoi rikuperimin e saj.Duke e cilësuar si ngjarje të rëndë për stabilitetin bankar, ai theksoi se politika nuk mund t’i kundërvihet medias dhe qytetarëve me heshjtjen e saj.“Me rendësi mbetet tek pjesa çfarë do bëhet me fatin e Guvernatorit dhe Këshillit Mbikqyrës. Pjesa e shoqërisë civile është kundër tij, ndërsa politika dhe faktori i huaj krijojnë një mbështjetje ndaj tij. Ajo është një ngjarje e rëndë që prek stabilitetin bankar të vendit, moralisht Guvernatori duhet të mbante përgjegjësi. Imazhi i Bankës ishte përvetësuar tek ai, si të mira, si të këqija, ai duhet të mbante përgjegjësi. Ne e dimë që guvernatori ynë është shumë i lidhur politikisht,nuk është i pavarur. Ndaj duhet dhënë mundësia e kontrollit të vazhdueshëm të Bankës Nuk besoj të ketë një reflektim të tij dhe nuk jam dakort me njoftimet e sotme që ai krijon stabilitet. Sepse jeta e një individi me rolin e tij janë të ndryshme. Nuk besoj se sot do ketë ndonjë lajm të ndryshëm. Këshilli do filloj të marri masa të forta por i takon Kuvendit në shtator. të marri vendimet e duhura”, tha ai.Por Beqiri theksoi se bankat e nivelit të dytë nuk preken drejtpërdrejtë nga vjedhja. Ajo çka duhet vlerësuar theksoi ai, është fillimi i rishikimit më në detaje të të gjithë proçeseve që banka ka.“Bankat e nivelit të dytë nuk prekën, nuk ka ndikim të drejtpërdrejtë, bankat e nivelit të dytë janë më të kontrolluara. Nëse diçka do ndodhte në këto Bankka, atëhërë largimet do ishin më të shpejta. Kjo ka dhe një anë pozitive, fillon rishikimi më në detaje i të gjithë proçeseve. Por kjo ka ndikim imazhi,por jo të drejtëpërdrejtë”, tha ai.I pyetur nga gazetari Edvin Peçi për ndryshimet në ligjin e sistemit bankar, Beqiri tha se roli i BSH, Këshillit Mbikqyrës dhe qeverisë duhet të jetë i ndarë. Ai shtoi se guvernatori është i lidhur ngushtë me politikën dhe theksoi që Banka qëndrore nuk mund të jetë institucion nepotizmi i hapur.“Roli i Bankës Qëndrore, i Këshillit Mbikqryës dhe qeverisë duhet të jenë sa më të ndarë. Tek ne kjo është vetëm teorike, sepse ne e dimë që guvernatori ynë është shumë i lidhur politikisht,nuk është i pavarur. Ndaj duhet dhënë mundësia e kontrollit të vazhdueshëm të Bankës. Thuhet e ajo që ka ndodhur doli nga vet Banka, nga kush duhet të dilte? Të vetmet insititucione që e kontrollojnë nuk shkojnë në këtë pikë të auditit. Auditët e jashtëm nuk kanë shkuar deri në këto procedura dhe pika kontrolli. BQ nuk mund të jetë një institucion nepotizmi i hapur, nuk mund të jetë një vend luksi dhe duhet që kjo shumë që është vjedhur të gjetet mënyra që të rikuperohet dhe në aspekte të funksionimit dhe fleksibilitetit në kosto sa më të ulta, duhen gjetur mekanizmat”, tha ai.Lidhur me reagimin e politikës për vjedhjen e Thesarit, Beqiri u shpreh se ajo duhet të reflektojë. Sipas tij, politika nuk mund t’i kundërvihet qytetarëve dhe medias me heshtjen e saj.“Dhe politika po reflekton,pasi nuk mund t’i kundërvihen krejt medias dhe qytetarëve, është e pakuptimtë të mos reflektojnë”, tha ai.Duke e cilësuar si jo të lehtë vitin që lamë pas,Beqiri bën gjithashtu një analizë të situatës ekonomike në vend. Ai e vlerson pozitive rritjen me 2.1 % të ekonomiës, por theksoi rendësinë e reformave që duhen ndërmarrë.Sips tij, vendet e reja të punës duhet të nisin nga kapitali vendas dhe jo investimet e huaja.Vitin 2014 e cilësoi si një vit “gjysmë tranzicioni ekonomik për BE”, ndërsa theksoi se SHBA ka një ekonomi të konsoliduar.“Vlerësimin më i mirë për Shqipërinë e kanë dhënë institucioni Moodys, e kanë parë më sy të mirë ndërhyrjen dhe asistencën e FMN dhe atë të integrimit të vendit në BE. Ky vit nuk ishte i lehtë, qeveria e re ishte e detyruar të bënte një paketë fiskale në një kohë rekord. Në gjykimin tim bashkëpunimi mes qeverisë dhe biznesit duhet të vazhdojë akoma më fort. Kompanitë më të mëdha duhen ftuar për të investuar dhe liruar kapitalin që ata kanë. Vendet e punës duhet të fillojnë nga kapitali vendas, nga kapitalet më të mëdha, nuk mund të vijnë nga investimet e huaja. Parashikime për rritjen 2.1 % është pozitiv,sa do i vogël ,,është i arritshëm. Duket sikur deri tani ato po ecin drejt këtij pikësynimi por janë me rendësi reformat që do ndërmerren për të parë efektet në ekonomi”, tha ai.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter