Denoncimi i qytetarëve në RTV Ora News, kompleks ndërtimi në liqenin artificial
Tiranë- Një tjetër ndërtim disa katësh në kryeqytet do dëmtojë hapësirat e gjelbra të kryeqytetit, ato pak të mbetura në zonën e liqenit artificial.Pasi kalon pishinat, në këtë zonë deri tani të paprekur ku dëshmi janë vetëm disa objekte të hershme, tashmë do të behet një kompleks banimi.Mbrëmjen e së mërkurës një tabelë paralajmëroi nisjen e punimeve. Në atë çka thuhet në këtë tabelë, është ndërtimi i një kompleksi banimesh disa katëshe, punimet e së cilit do të nisin këtë sezon dhe do të përfundojnë në shtator të 2019.Burimet të RTV Ora News konfirmojnë se leja për ndërtimin e këtij kompleksi është marrë në bashkinë e Tiranës dhe në këtë hapësirë do të ndërtohen 5 pallate me maksimumin 17 kate. Kompleks ky që pritet të përfundoj brenda 5 viteve.E ndërsa fadromat ende nuk kanë ardhur, vendi po sistemohet.Shqetësimi për këto objekte ka mbërritur në RTV Ora News nga disa qytetarë të cilët sinjalizuan të parët këtë projekt banimi.Kjo është një nga zonat më të preferuar të Tiranës dhe në të vijon e ndërtohet. Sakaq, edhe kjo hapësirë e gjelbër ku qyteti merrte frymë, u zaptua.e.k/oranews.tvTë parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter