“Nënë Tereza” do jetë gati për meshën e Papës, Dollapi: Pamja e re e sheshit pa prekur arkitekturën
Tiranë- Vizita e atit të shenjtë është një ngjarje historike, por në vendin tonë do të lërë pas dhe një kujtim tek qytetarët, një shesh të rehabilituar por dhe insitucione, fasada e të cilave ishte vjetëruar.Pavarësisht temeraturave që shkojnë deri në 40 gradë, punonjësit vijuan punën edhe gjatë orëve të drekës. Kjo sepse nuk ka më kohë për të pritur, pasi në 10 ditët e para të shtatorit gjithcka duhet të jetë gati.Drejoresha e Insitutit të Monumenteve të Kulturës, Arta Dollani po ndjek nga afër punimet. Ajo na informon se nuk do të ketë ndryshime rrenjësore, do të ruhet arkitektura por sigurisht nuk do të jetë më ai shatërvan i shkatërruar dhe as me fasada të dal ngjyra.“I gjithë projekti është rehabilitees, nuk do të ketë ndryshime tërësore të funksionit të sheshit apo të qarkullimit të trafikut në të. Do jenë struktura ekzistuese, me po këto funksione që ndodhen në shesh dhe me fasada që do të rrimarrin karakterin e tyre monumental dhe sigurisht hiqet shatërvani i cili nuk ka qenë i parashikuar në planin fillestar të tij, pra kemi një kthim në identitet të sheshit”, tha ajo.Afati i punimeve sipas dretoreshës do të respektohet.“Përfundimi i punimeve pritet të fillim të shtatorit, pasi më pas pritet të bëhen punime mbi të për pritjen e Papës”, shtoi ajo.Ndërhyjet po bëhen edhe në universitetin politeknikë, në fasadën e tij, gjithashtu në pallatin e koncerteve, në hapësirën përpara universiteti të arteve dhe në institucione të tjera.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter