Mirditë, arrihet marrëveshja me punëtorët e HEC-it, merren parasysh kërkesat e tyre

Mirditë- Pas rreth 2 javësh në protesta, 149 punëtorë të hidrocentralit në Qafë Mollë të Mirditës do të rinisin punën ditën e premte.Me ndërhyrjen e sindikatëve, punëtorët kanë arritur marrëveshjen me firmën turke “EfatoGlu” për rfillimin e punës. Pas shumë negociatash firma ka marrë paraysh kërkesat e punëtorëve të cilët kërkonin të drejtat e tyre.Në bazë të Kodit të Punës,  punëtorët do të punojnë 6 ditë të javës me nga 8 orë në ditë. Pagat e tyre nuk do të kenë ndryshim dhe do të jenë si më parë me nga 300 euro në muaj, ndërsa është bërë e ditur se brenda muajit gusht do të nëshkruhen edhe kontratat kolektive të punës.Gjithashtu është bërë e ditur se në një kohë të shpejtë do të ngrihet edhe një Task-Force e cila do të monitorojë në vazhdimësi kushtet e punës brenda në galeritë ku po ndërtohet hidrocentrali.Pas shumë negociatash dhe bisedimesh kërkesat e punëtorëve tashmë janë pranuar nga firma që po ndërton HEC-in. Punëtorët kishin ndërprerë punën prëj 2 javesh pas aksidentit që ndodhi brenda në galeri ku humbën jeten tre punëtorë, dy shqiptarë dhe një turk. Ata akuzonin firmen se i ka diskriminuar duke i detyruar të punojnë në kushte ekstreme, ndërsa dhe paga ishte qesharake.Nga ana tjetër ndonëse kanë kaluar dy javë nga tragjedia, ende nuk ka ashjë person si përgjegjës të kësaj ngjarje, ndonëse ajo ndodhi për mungesë të kushteve teknike në pune.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter