Itali, spektakël ngjyrash për festën e ‘Shën Sebastian’

Festa e ‘Shën Sebastiano’, një festë shumë popullore në Sirakuza të Italisë, shënoi kulmin e festimit kur nën diellin e nxehtë të Siçilisë mijëra fishekzjarre letër shumë-ngjyrshe u hodhën në qiell duke ofruar një festë spektakolare ngjyrash.  Nën tingujt e bandave muzikore, spektakël ngjyrash, rituale të ndryshme në nder të ‘Shën Sebastiano-s’, ka tërhequr me qindra turistë nga e gjithë bota. Gjithashtu vihet re edhe ndotja që lënë pas festa të tilla popullore.