Opozita në linj me qeverinë, Halimi: Nuk mbështesim Fullanin, por stabilitetin bankar

Opozita ka përdorur qëndrimin e qeverisë për të shprehur opinionin e saj për vjedhjen e Bankës së Shtetit. Në mënyrë ironike deputeti Eduard Halimi perifrazoi kryeministrin duke kërkuar hetim deri në fund të çeshtjes por kërkoi garantim të stabilitetit bankar në vend.“Ngjarja e Bankës së Shqipërisë është padyshim një ngjarje e rëndë. Vjedhja e Thesarit është një ngjarje kriminale. Por duhet bërë e qartë dy çështje që ndahen me thikë me njëra tjetrën, njëra anë ajo që është hetim i penal i ngjarjes për të cilin Partia Demokratike e ka bërë të qartë se kërkon t’i shkojë deri në fund hetimit dhe përgjegjësisë ligjore të çdo personi që ka marrë pjesë në një vepër penale. Ana tjetër ,e cila ndahet me thikë me këtë, është shumë i rendësishëm stabiliteti i vendit. Fakti që ne jemi opozitë s’do të thotë se ne duhet të kërkjmë destabilitetin e vendit. Opozita e djeshme shfrytëzonte çdo element për të destabilizuar vendin. Ne jemi një opozitë e përgjegjshme dhe gjykoj se të gjitha palët politike duhet të kenë në interes parësor stabilitetin e vendit, sepse stabiliteti i vendit është në interest ë qytetarëve shqiptar. Ligji parashikon qartë që Këshilli Mbikëqyrës është përgjegjës për pjesën e stabilitetit financiar dhe raporti që ka Parlamenti me Bankën e Shqipërisë përmes Këshillit Mbikëqyrës.çdo sugjerim që do të vij nga Këshilli Mbikqyrës, parlamenti duhet të reagojë. Pra, ajo që është e rendësishme janë dy anët që duhet të shihen patjetër të ndara si me thikë, hetimi penal dhe stabiliteti financiar”, tha ai.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter