Punonjësit e OSHEE dhurojnë gjak, Seferaj: Nisma edhe në degët e rretheve
Tiranë-Operatori i Shpërndajes së energjisë elekrike, në disa njësi të saj në Tiranë dhe në Shqipëri kanë dhuruar gjak për tu ardhur në ndihmë qytetarëve të lënduar në aksidente si dhe talasmikëve.Në këtë njësi, qindra punonjës të Operatorit të Shpërndarjes së energjisë bënë dhurimin ndërsa drejtori Arben Seferaj tha se akte të tilla sensibilizuese duhet të ndiqen nga të gjitha institucionet dhe individët.Dhurimi është bërë në ambjente të operatorit të sistemit të shpërndarjes që në orët e para të mëngjesit, nën kujdesin e mjekëve.Në verë dhurimi i gjakut është i rendësishëm për qendrën e tranfuzionit të gjakut dhe spitaleve pasi numri i aksidenteve është disa herë më i lartë ndërsa talasemikët vazhdimisht japin alarmin "sos".Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter