Rrëzohet helikopteri në qendër të Londrës, dy viktima
Dy persona kanë vdekur pasi një helikopter është rrëzuar pranë një stacioni hekurudhor në Londrën qendrore. Sipas hetimeve të para piloti i helikopteri nga mjegulla e dendur ka goditur një vinç që gjendej në majë të një ndërtese rreth orës 8 me orën lokale.Përplasja ndodhi jo shumë larg metrosë e stacionit hekurudhor të Vauxhall, në orën e pikut të trafikut, e ndërsa dhe dy makina janë përfshirë në aksident."Unë isha duke ecur drejt stacionit Vauxhall dhe papritmas dëgjova një zhurmë. Mendova se diçka shpërtheu dhe pastaj pashë retë e zëza të tymit" tha një dëshmitar.Zona ku ka ndodhur përplasja është mbështjellë nga re të mëdha tymi dhe trafiku aty është bllokuar. Pas evakuimit të zonës zjarrfikësit janë angazhuar në shuarjen e flakëve që shpërthyen pas përplasjes.Ndërkohë autoritet në Londër kanë përjashtuar mundësinë që aksidenti të kishte lidhje me ndonjë sulm të mundshëm terrorist.