Prioritet i presidencës irlandeze mbetet integrimi

Kryeministri irlandez Enda Kenny e ka theksuar sërish se prioritet i Irlandës gjatë kryesimit të radhës së Presidencës së Bashkimit Evropian, do të jetë zgjerimi i Bashkimit Europian, përfshirë këtu edhe vendet e Ballkanit Perëndimor."Gjatë kësaj presidence do të bëjmë prioritet një politikë të qendrueshme të zgjerimit. Presim që ta përshëndesim popullin kroat si anëtar të plotë më 1 korrik të këtij viti. Për shtetet, që gjenden në fazën e negociimit, që janë në faza të ndryshme, do të punojmë për të çuar përpara procesin me Islandën, Turqinë e Malin e Zi. Vendime të rëndëishme mund të merren edhe për Ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë, Serbinë, Shqipërinë dhe Kosovën gjatë presidencës së Irlandës" tha ai.Në sesionin plenar të Parlamentit Evropian në Strasburg, ku Kryeministri irlandez Enda Kenny paraqiti prioritetet e shtetit të tij gjatë gjashtë muajve të ardhshëm  të drejtimit të BE, kriza ekonomike ishte ajo që mbiotëronte.Sipas kryeministrit  Enda Kenny Irlanda beson se BE do të gjejë një rrugë për të dalë nga kriza e borxhit dhe për këtë duhet një unifikim i vendve të Eurozonës.