Obama, nisma të reja për kontrollin e armëve

Presidenti Obama ka vënë në shenjestër dhunën me armë zjarri, duke propozuar një numër nismash që pritet të ndezin kundërshtime nga aktivistët për të drejtën e armëmbajtjes.Presidenti u bëri thirrje ligjvënësve të miratojnë pa vonesë një numër propozimesh që ai tha se do të mbronin fëmijët amerikanë, gjë që e cilësoi si “detyrën numër një të shoqërisë”. Në mesin e tyre është edhe thirrja që i bëhet Kongresit për t’i ndaluar armatimet sulmuese të tipit ushtarak.Ai ka nënshkruar 21 aksione ekzekutive, përfshirë edhe masat për t’i inkurajuar shkollat, që të angazhojnë policë, shtimin e hulumtimeve për dhunën e armëve dhe përmirësimin e përpjekjeve për dënimin e krimeve me armë.Zoti Obama gjatë konferencës për shtyp në praninë e disa fëmijëve që i kishin shkruar për rrezikun e armëve, pas masakrës së 14 dhjetorit në një shkollë fillore në Konektikat ku gjetën vdekjen 20 fëmijë dhe gjashtë të rritur, e ka cilësuar 14 dhjetorin 2012 si ditën më të rëndë të presidencës së tij.