Sulme me bombënë Siri, 22 të vrarë e 35 të tjerë të plagosur

Nga tre sulme me makina-bomba në provincën veriore të Sirisë, Idlib, janë vrarë të paktën 22 persona.Një zyrtar i paidentifikuar i qeverisë së Sirisë tha sot se shpërthimet kishin ndodhur në një autostradë kryesore, ndërsa nga sulmet janë plagosur 35 persona të tjerë.Observatori sirian për të drejtat e njeriut, me seli në Londër, tha se cak i sulmeve me bomba në Idlib ishte selia e forcave lokale të sigurisë.Sipas këtij grupi, ka pasur viktima, por nuk ka elaboruar më tepër. Këto sulme me bomba u bënë një ditë pas eksplodimeve masive në një kompleks universitar në qytetin Alepo, nga i cili u vranë 87 vetë.Kryengritësit dhe qeveria e kanë fajësuar njëri-tjetrin për sulmet në Alepo., ku të parët po luftojnë për përmbysjen e regjimit të presidentit Bashar al-Assad.