BB pro paktit me CEZ: Zgjidhje e drejtë. Jep 150 mln $ për energjinë

Banka Botërore e mbështet marrëveshjen me CEZ duke e quajtur të drejtë dhe të domosdoshme që do të ndihmojë në kryerjen e investimeve të rëndësishme në sektorin e energjisë.Sipas Bankës Botërore marrëveshja mes qeverisë dhe CEZ vendos një strukturë të qartë të pronësisë në sektorin e energjisë, e cila lehtëson reformimin dhe investimet e mëtejshme.Kjo deklaratë vjen pasi Banka Botërore dhe Qeveria e Shqipërisë përfunduan me sukses negociatat për një program prej 150 milionë dollarësh për Rimëkëmbjen e Sektorit Energjetik.“Zgjidhja e shpejtë dhe e drejtë e mosmarrëveshjes tregtare në lidhje me kompaninë e shpërndarjes, bën të mundur që Shqipëria të shpjerë përpara këto reforma vendimtare si dhe kryrjen e investimeve shumë të nevojshme në sistem." tha Ellen Goldstin, drejtoresha e Bankës për Europën Juglindore, pas nënshkrimit të marrëveshjes.Sipas saj marrëveshja e arritur së fundmi mes Qeverisë së Shqipërisë dhe Kompanisë Çeke CEZ vendos një strukturë të qartë të pronësisë në sektorin e energjisë, e cila lehtëson reformimin dhe investimet e mëtejshme. Programi i saponegociuar do të sjellë përmirësime të rëndësishme në shërbimet e energjisë elektrike për konsumatorët shqiptarë, shumë prej të cilëve i paguajnë faturat e tyre, ndërkohë që të tjerë nuk i paguajnë duke e konsumuar energjinë në mënyrë të paligjshme.Projekti 150 mln $Projekti synon të ndihmojë në përmirësimin e furnizimit me energji elektrike dhe të garantojë qëndrueshmëri financiare të sektorit.Sipas Bankës Botërore do të financohen investime të rëndësishme në infrastrukturë që lidhen me shpërndarjen e energjisë elektrike dhe përmirësimin e sistemit të transmetimit.“Ndër reformat më të rëndësishme e të nevojshme për të nxitur rritjen ekonomike dhe për të rivendosur ekuilibrin fiskal në Shqipëri janë besueshmëria dhe qëndrueshmëria financiare më e madhe  e sektorit të energjisë. Zgjidhja e shpejtë dhe e drejtë e mosmarrëveshjes tregtare në lidhje me kompaninë e shpërndarjes, bën të  mundur që Shqipëria të shpjerë përpara këto reforma vendimtare si dhe kryrjen e  investimeve shumë të nevojshme në sistem.”Drejtues i Lartë i Programit për Rimëkëmbjen e Sektorit Energjetik në BB Salvador Rivera shprehet se Projekti që do të financohet nga Banka është hapi i parë i nevojshëm për të ndihmuar përpjekjet e Qeverisë në përmirësimin e cilësisë së shërbimit për konsumatorët, uljen e humbjeve në shpërndarjen e energjisë nga niveli aktual prej 42% në rreth 20% në vitin 2018 dhe zbatimin e reformave prioritare në këtë sektor në përputhje me legjislacionin e BE-së.Po ashtu Rivera thotë se Programi gjithashtu do të ofrojë mbështetje në planin afatshkurtër për financimin e importeve të energjisë gjatë periudhave të thatësirave.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter