Elbasan, plani i ri urbanistik, bashkia paguan familjet rome të prekura nga punimet
Elbasan- Keshilli bashkiak në mbledhjen e radhës ka marrë në shqyrtim edhe familjet që preken nga investimi që po bën bashkia në infrastrukturë. Ky plan përfshin 90 shtëpi të cilat do të prishen, por një pjesë e tyre nuk kompesohen si shkak i moslegalizimit, dhe në 13 prej këtyre të fundit jetojnë perfaqësues të komunitetit romë.Komisionierë të pakicave në OKB dhe në Këshillin e Europës i kanë kërkuar bashkisë së Elbasanit gjetjen e një zgjidhje që këto familje rome të mos diskreminohen dhe të hidhen në rrugë.Para këtij presioni të ndërkombëtarëve, kreu i bashkisë Qazim Sejdini u propozoi keshilltarëve që këtyre familjeve deri në sistemimin e plotë të tyre në banesa sociale, t'i paguhet një shumë mujore prej 10 mijë lekë të reja si formë pagese qiraje.Ky propozim i kryebashkiakut Sejdini u mbeshtet edhe nga keshilltarët e djathtë si një ndihmesë ndaj komunitetin romë.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter