Itali, arrestohen 3 shqiptarë, në makinën e tyre u gjet 130 kg drogë
Itali-Tre shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane pasi janë kapur me 130 kilogram drogë në Umbria.Mediat italiane shkruajnë se sasia e drogës u sekuestrua mbrëmjen e 7 gushtit në autostradën A1. Droga do të kalonte nga krahina e Frosinone me pas do dilte në Ceprano dhe Ferentino dhe prej andej në veri të Italisë.Policia e Umbrias në bashkëpunim me policët e trafikut të krahinës së Frosinone kanë bllokuar 2 makina në autostradë, ku në njërën prej tyre ndodheshin edhe 3 shqiptarë që kishin nën posedim edhe 130 kilogram drogë e llojit marijuane.Droga ishte e ndarë në 3 thasë dhe ishte e fshehur në pjesën e poshtme të makinës. Tre korrierët e drogës janë arrestuar.Ndërkohë që policia e Frosinone pritet të japë detaje të reja në lidhje me operacionin ku ranë në pranga 3 shqiptarë.