Shoqëria civile peticion Kuvendit për shkarkimin e Fullanit, 1 mijë firma në një ditë

Tiranë-Organizatorët e protestës për largimin e Guvernatorit Ardian Fullani, kanë firmosur ditën e djeshme  përpara Parlamentit një peticion, ku i kërkojnë këtij të fundit të mblidhet në një seancë të jashtëzakonshme për shkarkimin e tij.Në ditën e parë të peticionit u mblodhën 1 mijë firma për shkarkimin e Guvernatorit të Shqipërisë, Ardian Fullani.Peticioni u prezantua nga Zirkon Disha, përfaqësuesi i shoqerise civile dhe organizatori i protestës për largimin e Fullanit. Disha tha gjithashtu se ky peticion do t'i dërgohet edhe Presidentit i cili ka tagrin për të thirrur Parlamentin në seancë të jashtëzakonshme.“Jemi mbledhur këtu për ti krijuar qytetarëve të nënshkruajnë një peticion, për shkarkimin e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, drejtuar deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë.Kërkojmë nga ju që të mblidhni parlamentin në një seancë të jashtëzakonshme, për të shkarkuar Guvernatorin e BSH, Ardian Fullani, si personi që mban përgjegjësi të plotë për veprimet dhe mosveprimet e tij në vjedhjen e Thesarit të Bnkës së Shqipërisë. Ai nuk mund të mbajë më postin e Guvernatorit përderisa ka rrefuzuar të kryejë aktin e dorëheqjes, një minimum i domosdoshëm për të kryer besimin e publikut dhe lejimin e një hetimi të pavarur. Nëse ti nuk merr përgjegjësinë tënde si deputet atëhere je pjesë e mbrojtjes politike të Ardian Fullanit dhe se nesër nuk mund të mbrohesh para askujt me asnjë argument para qytetarëve, që ti bashkëpunove për vjedhjen e thesarit”, tha Disha.E ndërsa qytetaret kanë plotësuar dje të dhënat për këtë peticion, aktivistët kanë  qenëdruar deri në orët e vona të mbrëmjes së djeshme  në rrugë për të pritur firma të tjera. Ky aksion do të vijojë deri të hënën e ardhshme, pra për 10 ditë me radhë dhe do t'i  dërgohet presidentit Bujar Nishani.Po si shkarkohet një Gurvenator?Në ligjin për Bankën e Shqipërisë, në nenin 47 të tij thuhet qartë se në cilat raste shkarkohet apo jep dorëhqiet gurvanatori.-    Gurvenatori, ose antarë të këshillit mbikëqyrës pezullohet nga detyra nga Këshilli i Ministrave dhe shkarkohet nga Kuvendi, në qoftë se është në pamundësi për të shërbyer në Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, është dënuar nga gjykata për një vepër penale, për të cilën ligji parashikon dënimin me burgim; është në pamundësi për të paguar detyrimet monetare ose është deklaruar i falimentuar dhe nuk është rehabilituar;Guvernatori mund të shkarkohet nga Kuvendi me propozim të shumicës së gjithë anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës, kur ka munguar për dy ose më shumë herë në vazhdimësi në mbledhjet e radhës të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, pa shkak të arsyeshëm; është në pamundësi fizike ose mendore për të mbuluar funksionet e ngarkuara; ose gjatë ushtrimit të detyrës ka shkelur rëndë etikën e punës dhe ka cenuar thellë interesat e Bankës së Shqipërisë-    Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, mund të japë dorëheqjen duke njoftuar me shkrim përpara jo më pak se tre muajve Kuvendin.