Obama autorizon sulme ajrore kundër ekstremistëve islamikë në Irak
Presidenti Barack Obama ka autorizuar avionët luftarakë amerikanë të kryejnë sulme ajrore me objektiv ekstremistët islamikë në Irakun veriperëndimor.Gjatë një fjalimi në Shtëpinë e Bardhë, Presidenti Obama tha se avionët amerikanë lëshuan nga ajri ndihma humanitare për mijëra persona, të cilët janë strehuar në zonat malore pas kërcënimeve me vdekje nga rebelët.Ai deklaroi se Shtetet e Bashkuara "nuk mund ta bëjnë një sy qorr" ndaj përparimit të militantëve, të cilët kanë detyruar largimin dhe vrasjen e pakicave etnike.Ai tha se Shtetet e Bashkuara kanë përgjegjësinë të parandalojnë "një akt genocidi të mundshëm" nga militantët. Ky vendim i presidentit për sulme ajrore përfaqëson përdorimin më të madh të forcës ushtarake amerikane në Irak, që kur trupat amerikane u tërhoqën nga vendi në vitin 2011, pasi qëndruan atje për rreth një dekadë.Gjithashtu, ai shtoi se do të ketë veprime ushtarake edhe nëse do të jetë e nevojshme për të ndihmuar forcat irakene, të cilat po luftojnë për të mbrojtur civilët e bllokuar në male, pas përparimit të rebelëve.Por Obama këmbënguli se nuk do të dërgojë trupa ushtarake në terren, duke thënë se nuk kishte ndërmend që SHBA-ja të 'zvarritej' sërish në Irak."Ne bëjmë çdo gjë që është e nevojshme për të mbrojtur popullin tonë. Ne mbështesim aleatët tanë, kur ata janë në rrezik.Kur ne kemi aftësinë për të shmangur një masakër, atëherë unë besoj se Shtetet e Bashkuara nuk mund të qëndrojnë indiferente" u shpreh Obama.Ndërkohë mijëra të krishterë në Irak janë larguar nga vendbanimet e tyre pasi militantët e grupit islamik ISIS kanë marrë në zotërim një pjesë tjetër të veriut të Irakut.Qyteti strehonte rreth 50.000 të krishterë dhe është i vendosur në juglindje të qytetit të Mosulit.Të paktën një e katërta e besimtarëve kanë ikur pasi kanë marrë kërcënime të shumta për të ndërruar fenë përkatëse nga e krishterë në islame dhe nëse ky veprim nuk do të bëhej, atëherë ISIS do të merrte masa të rrepta ndaj tyre.Besohet se rreth 100,000 persona jane larguar ne drejtim të Rajonit autonom të Kurdistanit. Muajin e kaluar, qindra familje të krishtera ikën nga Mosuli pasi rebelët islamikë u dhane ultimatum, ose të konvertoheni ne islamike, ose do të dënoheni me vdekje.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter