Hamasi i refuzon Gazës zgjatjen e armëpushimit

Organizata palestineze Hamas ka refuzuar zgjatjen e armëpushimit tre-ditor në Gaza, e cila skadoi mëngjesin e ditës së sotme.Sipas saj Izraeli ka dështuar në përmbushjen e kërkesave të saj, njëra prej tyre është ri-hapja e “Gazës Harbour” për anijet.Ndërkohë, dy raketa nga Gaza kanë goditur pjesën jugore të Izraelit vetëm tre orë para se të mbaronte armëpushimi tre-ditor, thanë Forcat e Mbrojtjes Izrael (IDF).Frocat e Mbrojtjes Izrael kanë akuzuar "terroristët" se kanë shkelur armëpushimin.Raketat ranë në një sipërfaqe toke të hapur dhe fatmirësisht nuk shkaktuan viktima, ka thënë ushtria izraelite.Ndërsa Hamasi nga ana e saj ka mohuar goditjen me raketa.Një zëdhëndës palestinez, militant i ushtarisë së Hamasit, i thirrur më herët si negociator mes palestinezëve dhe izraelitëve në Kajro, për të refuzuar çdo zgjatje të armëpushimit nëse nuk janë plotësuar kërkesat e saj afatgjata.Zëdhënësi tha se organizata e tij ishte e gatshme për një "luftë të gjatë”.Zyrtarët izraelitë kanë deklaruar më parë se ishin të gatshëm për të zgjatur armëpushimin para skadim it të afatit në 05:00 të premten.Por Hamasi, i cili kontrollon Gazën, thotë se ka pasur një hendek të madh midis pozicionimit të palëve.Katër javë luftime të ashpëra ndërmjet forcave izraelite dhe militantëve në Gaza kanë sjellë më shumë se 1,900 humbje në njerëz.