Lushnje, aksidenti tragjik i 3 të rinjve, makina bie në kanal dhe mbyten

Lushnjë-Tre të rinj humbën jetën pas një aksidenti në afërsi të fshatit Kosovë e Vogël. Në mjetin ku udhëtonin 4 persona, 3 prej tyre nuk kanë mundur të dalin të gjallë prej tij.Viktimat janë Mario Rika 19 vjeç,Fadil Rika 20 vjeç i cili ishte edhe drejtuesi i mjetit dhe i riu i tretë që humbi jetën është 20 vjeçari Sokol Shelgu. Ndërsa me ta udhëtonte edhe një person tjetër, Francesko Mara 15 vjeç i cili arriti t'i mbijetojë aksidentit fatal.Te rinjte ishin banorë te fshatit Çinar në komunen e Fier-Sheganit. Sipas të dhënave të policisë, makina tip Benz me portobagazh me targa AA953 AZ ka humbur kontrollin në kthesë, është përplasur me bordurën dhe ka përfunduar në kanal, i cili ishte i mbushur me ujë, niveli i të cilit arrinte 2-3 metra thellësi.Theksojmë se mjeti ku udhëtonin të rinjtë të cilët ktheheshin nga një dasëm, nuk ka qenë me shpejtësi. Sipas ekspertizës mjeko-ligjore, 3 të rinjtë kanë gjetur vdekjen vetëm nga mbytja, në trupin e tyre nuk janë konstatuar plagë tipike të aksidentit.Të tre viktimat Mario e Fadil Rika, përkatësisht 19 dhe 20 vjeç dhe Sokol Shelgu, 20 vjec janë kushërinj të parë, banorë të fshatit Çinar, ku edhe janë hapur dyert e mortit.15 vjeçari që mundi të shpëtonte Francesko Mara, ndodhet në spitalin rajonal të Lushnjes dhe është jashtë rrezikut për jetën.(Video: Raportimi i parë nga vendi i ngjarjes)(VIDEO: Pamje nga vendi ku ndodhi aksidenti i rëndë që shkaktoi vdekjen e 3 adoleshentëve)(Fotot: Pamjet nga vendi i ngjarjes ku ndodhi aksidenti tragjik)Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter