Obama 'peshon': Sulm ajror mbi rebelët e ISIS apo ndihma për irakianët
SHBA – Presidenti Obama është duke marrë shyqrtuar mundësinë e sulmeve ajrore ose hedhjeve nga ajri të ushqimeve dhe ilaçeve për të lehtësuar krizën humanitare të mbi 40 mijë anëtarëve të një minoriteti fetar në Irak, të cilët po vdesin nga etja dhe të nxehtët në një majë mali, ku ata u strehuan pas kërcënimeve me vdekje nga “Kalifati” ose Shteti islamik në Irak dhe Siri. Kështu bënë të ditur zyrtarët e administratës amerikane të enjten për “New York Times”.Gjatë takimeve me ekipin e tij të sigurisë kombëtare në Shtëpinë Bardhë, mëngjesin e së enjtes, Obama peshoi një seri mundësish duke filluar që nga hedhja e ndihmave humanitare në majën Sinjar deri tek goditjet ushtarake mbi luftëtarët e ISIS-it, që tani qëndrojnë rrëzë malit.“Mund të ketë një katastrofë humanitare atje”, - tha një zyrtar tjetër i ambasadës për NYT, duke shtuar se vendimi nga Presidenti Obama pritej nga çasti në çast.Shtëpia e Bardhë nuk tregoi se kur Obama do t’i ndërmerrte sulmet ajrore ose hedhjen e ndihmave, por Sekretari i Shtypit Josh Earnest tha se SHBA ishin të shqetësuar nga ato që ai i përshkroi “si sulme të ftohta dhe të llogaritura” të ISIS kundër pakicave fetare në Irak.“Këto veprime kanë acaruar një krizë të tmerrshme dhe situata po i afrohet një katastrofe humanitare,” – u tha Earnest, gazetarëve. – Fushata e sulmeve nga ISIS, - tha ai, tregon një mospërfillje të pashpirt për të drejtat e njeriut dhe është thellësisht shqetësuese.”I pyetur veçanërisht për mundësinë e ndërhyrjes ushtarake, Earnest tha: “Unë nuk jam në pozicionin që të rregullj gjërat mbi apo nën tryezë.” Por ai përsëriti se nuk do të ketë trupa amerikane në Irak dhe ndonjë veprim ushtara do të ishte i kufizuar.“Ka shumë probleme në Irak,” – tha ai. – Kjo është një prej atyre më të mprehtave, sepse jemi duke parë njerëz që po persekutohen për shkak të identitetit të tyre etnik apo besimit fetar.ar.sh.Oranews.tv