Islami: Rama s'mund të flasë për moral, "vrau në gjumë" profesorët e partisë

Tiranë- Edhe pse u përjashtua me firmën e tij nga partia që vetë e themeloi, Kastriot Islami, mund ti pranonte çdo gjë Edi Ramës, përveçse siç tha ai,  batuta për moral politik apo virgjëri.Duke e konsideruar si një “pacient” , dosjen e të cilit e njeh shumë mirë, deputeti Islami tashmë i rreshtuar në kampin blu, deklaroi në Ora News se nëse do ti mbante batutat në këtë plan Kryeministrit do ta fuste poshtë tavolinës.“Rama nga plazhi me telefon celularë kërkon të bëjë batuda. Nuk është Kryeministër serioz, e ka futur Shqipërinë në listën e vendeve që mundet që siguria dhe stabiliteti të jenë të brishta. Dhe bën një batudë. Ramën unë në mënyrë figurative e kam pacient, e njoh shumë mirë dhe dosjen e tij e kam në dorë. Sa herë që unë flas ai nuk ndihet mirë. Ai është Kryeministër i Shqipërisë dhe fenomenet negative do ti godas, kam lënë Francën dhe Gjermaninë me familjen time për të jetuar këtu. Rama i merr si personale dhe bën batuda në një plan që është pika e tij më e dobët. Flet ai për moral plotik, ndershmëri apo virgjëri. Nëse ka një njeri që është pjesa më e paqartë atij njeriu dhe nëse do ti futesha mund ta bëja copë copë në këtë plan, ta fusja poshtë tavolinës, është zoti. Rama. Rama është ai që një nga profesorët që ka përjashtuar jam unë, të tjerët i ka vrarë në gjumë” deklaroi ai.Reformën në arsim ai e sheh të pamundur sakohë kreu i kësaj qeverie nuk ka formimin e duhur dhe Ministrja e Arsimit kërkon mbylljen e Universitetit ku u diplomua në master.Sipas Islamit ka selektivitet në mbylljen e Universiteteve dhe të gjitha grupet e interesit janë në shok të plotë.“Të gjithë sektorët kanë nevojë të reformohen për të arritur në standardet europiane. Mbi bazën e kësaj duhej nisur reforma edhe në arsim, ku ka probleme. Kam përshtypjen se kjo qeveri e ka të pamundur këtë gjë, Rama është një personazh që nuk ka formimin adekuat, nuk ka bërë shkollë. Ka bërë një shkollë pikture. Është një njeri i paformuar dhe kjo tregon edhe urrejtjen që ai ka ndaj profesorëve. Po të marrim PS në ’91 ka pasur 10 profesorë të nderuar. Sot në PS nuk është asnjë, ose ka njerëz me formim të dyshimtë nga grupi që i ka përzgjedhur, ose janë pa shkollë por që gjoja kanë bërë disa mastera ne ato Universitete qe ai vetë sot kërkon ti eleminojë. Ky nuk mund ta bëjë këtë reformë.Në të gjitha reformat që ka bërë deri tani me kazinotë, shembjet e ndërtimeve ai bën reformë korruptive, selektive për interesat e tij. Pamë gjatë bregdetit, shembi disa nga ndërtesat që ishin kundërshtarë të tij dhe ka ruajtur disa ndërtesa të njerëzve që janë pjesë e klientelës së tij. Po kështu po vazhdon me Universitetet, kështu e bëri dhe me shëndetësinë. Arsimi ka nevojë të reformohet, po mënyrë nuk është kjo. Duhet mbledhur një grup i madh pune, jo teori që fillon nga zero. Prandaj ka krijuar një gjendje shoku. Asnjë nuk di të japë përgjigje, vetëm se jep përgjigje Rama nga çadrat e plazhit , ka marrë në ngjyrë dhe replikon në twitter. Është e paimagjinueshme,të bësh një reformë në mesin e gushtit dhe të lëshosh batuda në mesin e gushtit kur të gjithë njerëzit kanë bërë plane sesi fëmijët e tyre mund të shkonin në shkollë të lartë, mua më duket mjaft e rëndë dhe rrugë totalisht e gabuar. Është një projekt i dështuar. Kam përshtypjen se do ketë reagim mjaft të madh, numri i studentëve që lihen jashtë vëmendjes është i konsiderueshëm. Ka dhe problem moral. Një Ministre që qenka detyruar në kohën e qeverisë Berisha të bëjë një master dhe ka gjetur master në UFO të asaj kohe dhe e lavdëron , thotë programet ishin të mira, pedagogët ishin të mirë por nuk jam e kompleksuar për të mos e hequr këtë Universitet. Pyetja që shtrohet o është i mirë Universiteti dhe Masteri dhe nuk ka nevojë ta heqësh po duhen vendosur kushtet që të përmirësohet, ose Universiteti është i keq dhe ti duhet të lësh masterin dhe të mos shitesh, pasi kur është vërë CV e Ministres Rama ka dalë në parlament duke thënë që filan Ministre e kam me mastër këtu, filan Ministre me mastër atje”.(Video: Intervista e plotë e Kastriot Islamit në Ora News)Duke e konsideruar këtë qeveri një oligarki të paaftësh, deputeti Islami tha gjate intervistes me gazetaren, Enita Mema, se ka shfrytëzuar këtë periudhë para pushimesh për të hartuar një kërkesë ku kërkon:“Të gjithë deputetët në parlament, Ministrat, personat që janë në poste kyçe të deklarojnë mesataren e notave në gjimnaz dhe shkollën e lartë për të parë se nga kush qeverisemi. Pasi kjo nuk është vetëm oligarki e interesave korruptive, por edhe e të paaftëve. Rama ka krijuar një klientelë me ta dhe ka eleminuar të gjithë profesorët”.Sa i përket reformës territoriale, ai mbetet i mendimit se nuk duhej miratuar pa konsensusin e opozitës. Sipas tij projekti është i dështuar dhe favorizon oligarkët pranë Ramës. Islami shkon dhe më tej, kur thotë se shtatori pritet të sjellë reagime të forta dhe protesta në vend.“Në Shqipëri po ndodh një fenomen shumë i rëndë dhe shqiptarët duhet të ndërgjegjësohen. Nëse Rama në parlament prej 15 vjetësh ka menduar sesi të ndërtojë atë mazhorancë, për të drejtuar dhe dominuar mazhorancën me njerëz që vinë nga biznese, pozicione të sigurisë, njerëz me precedent penal, përbëjnë atë që quhet interesat e oligarkisë. Një reformë territoriale nuk mund të bëhet pa konsensusin e opozitës. Opozita ka kërkuar konsensus, fillisht thanë do ju japim konsensusin, më pas Rama doli dhe tha ne ju duam opozitë fasadë. Nuk arriti ta bëjë me PD dhe mori një pjesë të opozitës, PDIU-në. Për mendimin tim është një refromë që nuk do funksionojë, në shtator do ketë shumë reagim. Në radhë të parë mund të organizohen referendume lokale, apo më të mëdha. Do të dërgohen në gjykatë kushtetuese disa elementë që janë në kundërshtim me Kushtetutën,po kam përshtypjen se do ketë protesta të njerëzve që nuk janë pyetur.Është një projekt që nuk qëndron dot në këmbë”.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter