Pakti detar, “Ekathimerini”: Hetimet tendosin marrëdhëniet Shqipëri-Greqi

Greqi-Nisja e hetimeve nga ana e Prokurorisë lidhur me marrëveshjen e paktit detar me Greqinë, është pasqyruar edhe nga mediat greke. Gazeta e njohur greke “Ekathimerini” shkruan se me këtë akt marrëdheniet mes dy vendeve tendosen akoma më shumë.Në një shkrim të publikuar ditën e djeshme 7 gusht, “Ekathimerini” shkruan se shpresat për një zonë ekonomike ekskluzive në detin Jon kanë pësuar një tjetër goditje pas nisjes së hetimeve nga Prokuroria shqiptare.Burime diplomatike në Athinë thanë për gazetën “Ekathimerini” se nisja e një hetimi të tillë ishte një hap i madh prapa duke tendosur akoma më shumë marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë.Gazeta greke citon edhe fjalën e ministrit shqiptar Ditmir Bushati në Athinë i cili ka thënë se :“Ne kemi vullnetin për të parë drejt së ardhmes dhe për të diskutuar çështjen në bazë të parimeve themelore të së drejtës ndërkombëtare dhe në bazë të interesit të përbashkët”.Ky reagim nga mediat greke vjen tre ditë pas regjistrimit të procedimit penal ku burime nga Prokuroria sqarojnë se periudha prej dy muajsh, që nga koha kur Ministri Bushati kërkoi hetim të firmëtarëve të paktit detar, ka shërbyer për të mbledhur informacione, nga ku është arritur në përfundimin se ka patur shkelje të ligjit gjatë hartimit të paktit nga grupi negociator shqiptar.Burimet sqarojnë se periudha prej dy muajsh ka shërbyer për Prokurorinë për të mbledhur informacione, nga ku është arritur në përfundimin se ka patur shkelje të ligjit gjatë hartimit të paktit nga grupi negociator shqiptar.kathimerini(Në foto: Postimi në faqen greke ekathimerini)Deklarata e Ministrit Ditmir Bushatit më 28 maj 2014“Ka një vendim të qartë të Gjykatës Kushtetuese përsa i përket mënyrës se si është negociuar marrëveshja e detit kjo është një çështje që derisa është rrëzuar në thelb dhe proçedurë nga ana e Gjykatës Kushtetuese meriton të shqyrtohet nga Prokurori i Përgjithshëm në rast se kemi element të veprës penale për nënshkruesit e marrëveshjes. Pastaj i takon prokurorit që të japë një vendim nëse përbën vepër penale apo jo. Ne si ministri kemi bërë evidentimin përkatës hetuam mënyrën si është bërë negociomi që jo vetëm ka dëmtuar interesin kombëtar por ka vendosur Shqipërinë në një pozitë delikate” Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter