“Channel 4”: “Lazarati” i dha Shqipërisë statusin, politika e shtyu drejt drogës

Lazarati vazhdon të zgjojë interes te mediat ndërkombëtare edhe pas ndërhyrjes së policisë. “Channel 4” ka vizituar atë që dikur ishte perëndimi i egër i Shqipërisë, ku prodhuesit e marijuanës po bënin me biliona dollarë derisa rendi dhe ligji si dhe Bashkimi Europian nisi të merrej me ta.Në një reportazh me titull “Në brendësi të malit sekret të marijuanës në Europë”, grupi i xhirimit "Channel 4" tregojnë se si kanë arritur në fshatin malor të Lazaratit pa lajmëruar më parë dhe duke kaluar dy postblloqe. Personeli i forcave speciale shqiptare u kërkoi karten e identifikimit si gazetar dhe më në fund i ka lënë të kalojnë.Gazetari Paraic O'Brien, e përshkruan ndjesinë njësoj me atë të kalimit të kufirit nga një shtet në tjetrin. Në fakt deri pak kohë më parë Lazarati mund të konsiderohej shumë mirë një shtet më vete.“Ne shkuam në Lazarat, në fshatin e çuditshëm malor. Kur mbërritëm në pikat e kontrollit, forcat speciale shqiptare kërkuan të shihnin bexhin dhe më pas na lejuan të kalonim. Dukej sikur sapo kaluam kufirin, një shtet brenda një shteti. Disa vite më parë, ky fshat i largët, i ndërtuar brenda maleve, ishte harruar nga politikanët shqiptarë. Ishte i braktisur, nuk kishte ujë, rrugë dhe as ligj. Kështu që banorët e Lazaratit vendosën të kujdesen vetë për veten e tyre. Në vitet 90 një grup banorësh nga Lazarati të cilët kishin emigruar në Itali, u kthyen në fshatin e tyre pasi kishin punuar me bandat në Itali. Ata sollën fara marijuana dhe i mbollën në shtëpitë e tyre. Me kalimin e viteve, ky fshat i harruar u shndërrua në një treg europian për marijuana. Trafikantët merreshin direkt me fermerët të cilët u shndërruan në “lojtarët” më të mëdhenj të marijuanës. Krimi i organizuar avancoi dhe në Lazarat prodhohej shumë marijuanë, të cilën e tregtonin duke u shndërruar kështu në pasanike”shkruan Channel 4.“Channel 4” tregon më tej se lazaratasit në këtë mënyrë u shpërngulën nga shtëpitë e tyre të varfëra dhe arritën të ndërtonin shtëpi të reja luksoze. Fshati u kthye në prodhuesin më të madh të marijuanës në Europë. Sipas të dhënave zyrtare bëhet fjalë për 4.5 bilion dollare fitim në vit.“Lazarati u kthye në perëndimin e egër të Shqipërisë. Megjithatë, qeveria e re shqiptare e cila erdhi në pushtet në vitin 2013 vendosi të ndërhyjë në Lazarat dhe zhvilloi një operacion disa ditor për të asgjësuar marijuanën. Policia shqiptare korri një sukses të madh dhe mbi të gjithë askush nuk humbi jetën gjatë operacionit”.Dhe në fund gazetari pyet: Po përse asnjë qeveri nuk ndërhyri deri në atë moment? Çelësi. BE.“Vetëm një javë pas luftës së qeverisë shqiptare në Lazarat, Bashkimi Europian i dha Shqipërisë statusin e vendit kandidat”perfundon reportazhi...