"Vanity Fair" VIP-at që vishen më bukur

Revista amerikane "Vanity Fair" ka bërë klasifikimin e personave të famshëm në botën e televizionit dhe kinemasë, të cilët vishen më mirë.Cate Blanchett dhe Lupita Nyong'o, të dyja aktore fituese të cmimit Oskar janë të vlerësuara si të veshura më bukur në tapetin e kuq të Hollivudit në 2014, nga prestigjozja ‘Vanity Fair’.Kjo është hera e dytë që Blanchett përzgjidhet nga ‘Vanity Fair’ dhe hera e parë për Nyong'o.Ndërsa një çmim prestigjoz për përzgjedhjet e saj në veshje ka marrë edhe Dukesha e Kembrixh, Kate Middelton, për të cilën ky është viti ë katërt që përzgjidhet nga ‘Vanity Fair’ në listen si personazhet e njohur që vishen më bukur.Lista e VIP-ave të veshur më bukur përfshin edhe Monarket Europiane, yje të sportit dhe artistë të ndryshëm. Princesha Mary e Danimarkes dhe mbreteresha Maxima e Hollandës janë vlerësuar për përzgjedhjet e tyre në veshje, ndërsa në listë renditen edhe aktorja Emma Watson, aktorja Michelle Dockery të vlerësuar për stilin unik bashkë me artistin Jeff Koons, futbollistin Victor Cruz dhe fituesin e cmimit Grammy, Pharrell ËWlliams. Aktori që është vlerësuar si ikone e modës është përzgjedhur nga ‘Vanity Fair’  Johny Depp.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter