Pushimet përrallore të familjes Gate

Pushimet e manjatit Bill Gates, janë ashtu sic duhet të ishin për njeriun më të pasur të botës. Mëngjesi për të nis me një lojë tenisi, përpara mengjesit. Më pas me helikopterin e tij personal, Bill Gates rikthehet në super jahtin e tij, ku së bashku me familjen mblidhen në kuverte për mëngjesin.Sipas Daily Mail, vetëm një javë pushime për familjen Gates kushton 5 milionë dollarë. Një super jaht i tipit Jet Ski, është ai në të cilin pushojnë dhe kalojnë ditët e nxehta familja Gates, një jaht që kushton plot 330 milionë dollarë, ku në cdo moment paparacët kanë fokusuar fëmijët e Melinda dhe Bill, Rory, Jennifer dhe Fibi, teksa argëtohen në ishujt e miliarderëve, në Porto Cervo të Sardenjës.Filantropisti dhe themeluesi i Microsoft, pasuria neto e të cilit i kalon 76 miliardë dollarë, është shkëputur për disa ditë nga angazhimet e tij për t’i dedikuar paksa kohë familjes me jahtin e tij të quajtur "Qetësia", i gjate mbi 400 metra."Qetësia" ka plot 52 anëtare të ekuipazhit të cilët kujdesen për gjithcka, nga pilotët e helikopterit, kuzhinën, pastrimin, ndërsa jahti ka pishinë, një kinema, 10 dhoma gjumi, ëifi etj…sigursht që nuk mund të mungonte palestra dhe dy xhakuzi mbi kuvertë.Familja Gates ka vite që pushon në muajin gusht në ishujt e Sardenjes. Porto Cervo, që prej vitit 1960 njihet si ishulli i miliarderëdeve, për shkak të çmimeve të kripura.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter